Zyrtarimi i Ruben Amorim si trajner i ri i Manchester United mund të vonohet për disa javë për shkak të një klauzole në kontratën e tij
ANGLI – Sipas asaj që raporton Daily Mail, Manchester United është duke zhvilluar bisedime me Sporting Lisbonën kur do ta zyrtarizojnë Ruben Amorim, pasi një pikë në kontratë e tij thotë, se trajneri portugez do të largohet nga skuadra pas disa javëve edhe nëse dikush paguan klauzolën e largimit të tij.
Klubi portugez njoftoi të martën se “Djajtë e Kuq” kishin shprehur dëshirën për të paguar klauzolën e lirimit të trajnerit 39-vjeçar, por mbetet e paqartë se kur do të jetë në gjendje të fillojë punën ai në Manchester.
Raportimet tregojnë se United kishte shpresuar ta zyrtarizonte Amorim, si trajnerin e tyre të ri para përballjes së fundjavës me Chelsean në Premier League, pasi Erik ten Hag u shkarkua të hënën.
Megjithatë, Mail raporton se Amorim mund të mos jetë në gjendje të drejtojë ekipin para ndeshjes së 24 nëntorit kundër Ipswich Town, duke e lënë të mundshme që Ruud van Nistelrooy të marrë drejtimin e përkohshëm për katër ndeshje.
Man.United do të përballet me Leicesterin në EFL Cup të mërkurën dhe pastaj me Chelsea, përpara ndeshjes së Europa League kundër PAOK-ut dhe një përballje të dytë me Leicester në Premier League.
Më pas vjen pushimi i kombëtareve, derisa ata do të luajnë me Ipswich Town më 24 nëntor, duke lënë Van Nistelrooy-n të drejtojë ekipin në katër ndeshje, nëse vonesa e trajnerit Amorim vazhdon.
B.T (Dosja.al)