Zyrtare: Messi do të largohet nga PSG-ja

Lionel Messi është duke e kaluar muajin e fundit në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas nga 1 korriku do të jetë i lirë, kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez, shkruan “Gazeta Express”.

Këtë e ka konfirmuar sot trajneri i parisienëve, Christophe Galtier.

“E kisha privilegjin të punoja me lojtarin më të mirë në histori të futbollit. Në këtë fundjavë do të jetë ndeshja e fundit e Messit me PSG-në në ‘Parc des Princes’ kundër Clermont”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Messi i kaloi dy sezone në Paris, ndërsa në javët në vazhdim do të vendosë për të ardhmen e tij.

Kampioni i botës me Argjentinën i ka tri opsione: rikthimin në Barcelonë, transferimin në SHBA në ekipin Inter Miami, ose ta pranojë ofertën stratosferike të klubeve nga Arabia Saudite.

Kohëve të fundit, tifozët e PSG-së e vërshëllyen dhe e fyen shtatë herë fituesin e Topit të Artë. /Gazeta Express/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.