Zyrtare: Luka Modric i qëndron besnik Real Madridit, rinovon deri në vitin 2024

Luka Modric i ka mbetur besnik Real Madridit, së paku edhe për një vit tjetër.

Mesfushori kroat do ta vazhdoj qëndrimin në Santiago Bernabeu duke vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2024.

Ka qenë faqja zyrtare e Real Madridit që ka njoftuar se Modric do të vazhdoj qëndrimin në Bernabeu.

 

37-vjeçari do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Carlo Ancelottit, përkundër ofertave të mëdha që kishte nga Arabia Saudite.

Modric është pjesë e Los Blancos që nga viti 2012, ku deri më tani ka fituar 23 trofe.

Reprezentuesi kroat deri më tani ka zhvilluar 488 ndeshje zyrtare me REal Madridin, ku ka shënuar 37 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë. /Telegrafi/ 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.