Zvicra publikon listën për ndeshjet e qershorit, tre shqiptarë përfshihen

May 31, 2023

Muaji qershor do të jetë i rezervuar për ekipet kombëtare të cilat do të zhvillojnë ndeshjet e tyre për kualifikueset për “Euro 2024”.

Angazhim do të ketë edhe Kombëtarja e Zvicrës, që do i luaj dy ndeshje në qershor.

Andorra e Rumania do të jenë kundërshtarët e zviceranëve në këtë muaj. Në prag të këtyre dy përballjeve, përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin ka publikuar listën e 24 futbollistëve të ftuar.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe tri futbollistë shqiptar. Kapiteni Granit Xhaka, zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri dhe sulmuesi Andi Zeqiri janë ftuar për dy ndeshjet kualifikuese.

Dy ndeshjet kualifikuese i takojnë grupit I, ku bën pjesë edhe Kosova. Më 16 qershor helvetikët luajnë ndaj Andorrës në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e presin Rumaninë në Luzern.

Radhitjes tabelare i prijnë Zvicra e Rumania me nga gjashtë pikë, e treta është Kosova me dy pikë, kurse Andorra dhe Izraeli kanë nga një. Pa pikë është Bjellorusia.

Image
Previous Story

Pretendimet se 3 shtete po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave, reagon Von Cramon

Next Story

Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

Latest from Blog

Go toTop