Zvicra duhet patjetër ta mund Danimarkën për “mbijetesë” në Ligën A

October 15, 2024

Asnjë pikë!

Ky është bilanci i kombëtares helvetike në edicionin e sivjetshëm të ‘UEFA Nations League”.

Zvicra e Granit Xhakës sonte përballet me Danimarkën dhe vetëm fitorja i kryen punë për të mbajtur shpresat gjallë që edhe edicionin tjetër të jenë në mesin e kombëtareve elitare. Çdo rezultat tjetër do ta ‘nguliste’ në vendin e fundit të grupit 4.

Humbja na Serbia e datës 12 tetor, përfundimisht i shoi shpresat e shtetit të “çokollatave” në garën për trofe, njëkohësisht i vendosi me një këmbë një divizion më poshtë, raporton Klankosova.tv.

Ndeshja Zvicër – Danimarkë transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion.

Previous Story

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, “Fadil Vokrri” mbushet me “Dardanë”

Next Story

Që Kosova ta ketë fatin në dorën e vet, Rumania sonte duhet të ndalet

Latest from Blog

Go toTop