Zjarri në Vizbeg, MPB me detaje

December 10, 2024

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dal me detaje në lidhje me zjarrin në Vizbeg të Shkupit, ku u dogjën 4 kamionë të një kompanie. Nga MPB theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më 09.12.2024 në ora 21:15 në SPB-Shkup është paraqitur se në një kompani në rrugën “Kaçaniçki” në Shkup, e udhëhequr nga A.I (47) nga Shkupi, janë djegur 4 kamionë, në pronësi të kompanisë. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipet e zjarrfiksve. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se është djegur plotësisht kamioni me rimorkio“Mercedes” me targa të Shkupit, gjithashtu edhe kamioni me rimorkio “Volvo” me targa të Shkupit, si dhe një kamion tjetër me rimorkio “Volvo” po njëjtë me targa të Shkupit është djegur pjesërisht. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Previous Story

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Next Story

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Po e ndjekim me vëmendje debatin për gjuhën shqipe në Maqedoni

Latest from Blog

Go toTop