Zjarr në spital, njerëzit varen me çarçafë nga dritarja për t’i shpëtuar flakëve (Video)

April 19, 2023

Pamje dramatike janë kapur në Pekin të martën, pasi një spital u përfshi nga flakët dhe njerëzit brenda përpiqeshin të largoheshin duke u varur me çarçafë nga dritaret.

Në videon e publikuar fillimisht nga Reuters shihet një person, i cili pasi varet te çarçafi lëshohet mbi një tendë. Ndërsa persona të tjerë dalin nga dritaret dhe varen te kondicionerët jashtë godinës, për t’i shpëtuar flakëve.

Sipas autoriteteve kineze, deri të mërkurën numri i viktimave arriti në 29, duke e bërë këtë një prej incidenteve më vdekjeprurës në kryeqytetin kinez në dy dekadat e fundit. Zyrtarët thanë se 26 prej tyre ishin pacientë.

Previous Story

Njihuni me të dashurin e bukuroshes, Festa Çoçaj

Next Story

Shau opinionistët e Big Brother, Top Channel “nxjerr” jashtë Arjan Konomin

Latest from Blog

Go toTop