Zjarr në hapësirat e SH.F “Ismail Qemali” në Gostivar

April 19, 2024

Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Gostivar ka rënë zjarr duke rrezikuar kështu fëmijët që janë duke ndjekur mësimin në ndërrimin e pasdites.

Drejtori i kësaj shkolle, Hilmi Gashi, kuadër i Arben Taravarit nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë për mediat.

Informacioni ka ardhur në redaksinë e portalit Indeks.mk, në të cilin raportohet se zjarri është shkaktuar në afërsi të hapësirës së banjove në të cilën janë djegur dyert.

Zjarrfikësit e qytetit kanë intervenuar, ndërsa ende nuk kemi një raport me informacione zyrtare nga Sektori për Punë të Brendshme.

Lajmi në përditësim…

Previous Story

Hakmarrje politike/ Taravari diskriminon banorët e Malësisë së Gostivarit, ua ndërpret ndriçimin publik!

Next Story

Sondazhi i CRPS-së s’vlen! Fetai e Arsiç gënjejnë shqiptarët me anketa fallco!

Latest from Blog

Go toTop