Zjarr i madh në Osijek të Kroacisë, tymi i zi mund të shikohet deri në Bosnjë dhe Hercegovinë

October 4, 2023

Një kompani private është përfshirë nga zjarri në pas mesnatës në periferi të Osijekut të Kroacisë.

“Objekte plastike dhe ambalazhet janë përfshirë nga zjarri”, ka bërë të ditur policia kroate.

Tymi i zi që u ngrit në qiell mund të shikohet me kilometra distancë, ndërsa mediat kroate thonë se është parë deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 100 zjarrfikës, ndërsa dy prej tyre janë lënduar. Ndërkaq akoma nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr i madh, që shpërtheu në rrethana misterioze.

Previous Story

Ademi: VMRO dhe opozita shqiptare janë kundër largimit të kazinove nga shkollat!

Next Story

Plazh në vjeshtë, këto janë 6 vendeve të bukura dhe të ngrohta që mund të shkoni

Latest from Blog

Go toTop