Zhernovski ambasador në Bukuresht, Ylber Sela në Berlin

Ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, informon se një përqindje e madhe e diplomatëve nga MPJ janë emëruar si ambasadorë. I gjithë grupi i drejtorëve në Drejtorinë e Ministrisë së Jashtme dërgohet në vende ku janë më të përshtatshme.

“Një numër i vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, siç është ish-ministri i Drejtësisë Tupançevski i cili shkon në Beograd, si Ylber Sela që është gjerman folës dhe ka mbaruar në Vjenë dhe po shkon në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Krstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë diplomacisë, ndërsa të tjerët janë njerëz nga Drejtoria e MPJ-së”, theksoi Osmani.

Ai sqaroi se kanë një listë të përshtatshme të personave në diplomaci, por edhe në jetën politike e shoqërore dhe beson se do të japin një kontribut serioz në aksionin politik të jashtëm të shtetit.

Kandidatët për ambasadorë të rinj, sot para Komisionit të Politikës së Jashtme, në Kuvend, do të paraqesin tezat për aktivitetet diplomatike, të cilat do të finalizojnë procedurën para nisjes së tyre në ambasada.

Vendi ka gjithsej 57 përfaqësi diplomatike-konsullore, nga të cilat 42 janë ambasada, tetë janë përfaqësi të përhershme dhe nëntë janë konsullata të përgjithshme. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.