Zhbogar: Serbia dhe Kosova nuk kanë perspektivë të besueshme për BE

Ish-përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka shkruar rreth zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Zhbogar ka thënë se as Serbia dhe as Kosova nuk kanë një perspektivë të besueshme të BE-së.

“Dhe kështu, pikërisht në momentin kur BE-ja po përpiqet të shtyjë për përparim dhe me lëshimet më të vështira, as Serbia dhe as Kosova nuk kanë një perspektivë të besueshme të BE-së dhe me këtë, zemra është shkëputur nga trupi i dialogut, duke ikur si Zombi”, ka shkruar Zhbogar në ‘Twitter’.

Situata mes dyja vendeve është tensionuar në fund të majit pasi tensionet shpërthyen në veri të Kosovësme serbët lokalë të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale në katër komunat në veri.

Kryetarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.

Bashkimi Evropian edhe sot ka bërë thirrje që sa më parë të shpallen zgjedhjet e parakohshme në veri, gjersa po ashtu ka kërkuar pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje.

Nga BE kanë thënë se  mbeten të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Share

Go toTop