Zhaklina tha se ndihet mirë në Beograd sepse nuk ka shqiptarë, reagon ashpër deputetja Ganimete Musliu…

May 17, 2023

Zhaklin Lekatarit ka vizituar Serbin teksa u shpreh se ‘ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë’, e që bëri të kishte reagime të ashpra ndaj saj.

Së fundmi, për këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

Musliu ka pyetur se si mund të ndihet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 grave dhe vajzave Kosovës duke shtuar se urrejtjen që po mbjell, atë edhe do të korr.

“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar deputetja duke etiketuar Nita Latifin në postim.

Previous Story

Poeti shqiptar që shkroi himnin e Turqisë

Next Story

Shtyhet gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut, ja për çfarë akuzohet artisti…

Latest from Blog

Go toTop