Zgjedhjet në BDI, Artan Grubi: Shprehja më e lartë e demokracisë partiake

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe zyrtar i lartë i BDI-së, Artan Grubi ka votuar gjatë ditës së sotme në zgjedhjet partiake për kryetar të degës së Çairit, informon Indeks.mk

Ai theksoi se zgjedhjet brendapartiake në BDI, janë shprehja më e lartë e demokracisë partiake.

“Sa më shumë sulme, aq më të fortë e më të përkushtuar për të qenë më mirë për të gjithë. Zgjedhjet brendapartiake në BDI me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të regjistruar janë shprehja më e lartë e demokracisë partiake. Sot, 14 degë tjera i bashkangjiten 11 degëve të Pollogut duke zbatuar parimin një anëtar – një votë dhe duke e forcuar Bashkimin Demokratik për Integrim edhe më tepër! Uroj proces të mbarë nga i cili do të ketë vetëm fitues”, tha Grubi pas votimit.(Indeks.mk)

Share

Go toTop