Zëvendës ministri Nuhiu u prit në takim nga Roberto Santangelo, udhëheqës i Këshillit Rajonal të Abruzzo

November 25, 2023

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu gjatë vizitës në Itali, në Palazzo dell’Emiciclo ka takuar udhëheqësin e Këshillit Rajonal të Abruzzo – Itali, z. Roberto Santangelo.

Ishte një vizitë institucionale që hapi ditën në #L’Aquila duke vizituar kryeqytetin rajonal, me synimin për të njohur nga afër komunitetin shqiptaro-maqedonas të krahinës.

Kjo ishte një nismë e organizuar nga #Shoqata kulturore “Rilindja” të udhëhequr nga z. Salihi në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Vullnetare (CSV) të L’Aquila.

Medalja bronzi me figurën e “luftëtarit të Capestrano” le të jetë një simbol i bashkëpunimit efektiv midis institucioneve tona në fushën e arsimit, kulturës, artit, etj.

https://www.facebook.com/photo?fbid=6921565884597016&set=pcb.6921566281263643

Previous Story

Grubi nga Kumanova: Brenda dy muajve vendi bëhet me kryeministër shqiptar

Next Story

Bexheti nga ASH: Stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore, kërkojmë transparencë dhe procedurë të rregullt

Latest from Blog

Go toTop