Zërat pro BE-së brenda VMRO-së, vënë në siklet Mickoskin!

October 12, 2023

Opozitarja VMRO-DPMNE është nën trysni të faktorit ndërkombëtar, faktorit pro-evropian vendas, si dhe forcave progresive brenda radhëve të saj, thotë gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku – duke komentuar bllokadën e opozitës maqedonase dhe kushtëzimet e opozitës shqiptare ndaj ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, apelet e faktorit ndërkombëtarë tanimë janë zhveshur, dhe nga dorëzat e diplomacisë janë të drejtpërdrejta.

“VMRO-DPMNE është nën trysni të faktorit ndërkombëtar por edhe faktorin vendas dhe në vet radhët e kësaj partie. Apelet e ndërkombëtarëve janë zhveshur nga dorëzat e diplomacisë dhe janë të drejtpërdrejta. Drejt Shkupit çdo ditë arrijnë mesazhe që të votohen ndryshimet kushtetuese si pengesë e vetme e euro-integrimeve. Zhvillimet në VMRO-DPMNE dhe përballja Mickoski – Gruevski paraqet anën tjetër të medaljes. Sondazhet tregojnë që kjo parti po ndahet për gjysmë sa i përket dominimit mes liderit dhe ish liderit. Edhe zërat brenda VMRO-DPMNE-së që kanë qasje pro-europiane, kanë vënë në siklet Mickoskin, por nuk besoj që do të ndërron mendje. Lufta e Mickoskit duket që shkon në ekstremin – do të fiton apo do të humb çdo gjë. Gjasat për të reflektuar më të besueshme janë tek deputetët e kësaj partie, disa prej të cilëve mund të shkëputen nga qasja anti-europiane e liderit të tyre dhe të përkrahin ndryshimet kushtetuese”, tha Zenku për Politiko.mk, përcjellë indeks.mk

Sa u përket partive politike shqiptare në opozitë, Zenku u shpreh se po bëjnë përpjekje vetëm që të bien në sy, pasi po zhvillojnë një qasje formale dhe vetëm për tu bërë pjesë në proces, sepse ndihen plotësisht të injoruar.

“Sa u përket partive politike shqiptare në opozitë, qëndrimi i tyre është formal dhe sa për të tërhequr vëmendje. Qasja e tyre duket që bëhet vetëm për t’u faktorizuar dhe për t’u bërë palë në proces, mbase e ndjejnë vetën plotësisht të përjashtuar nga loja. Përpara trysnisë së faktorin ndërkombëtar qasje e tyre do të ndryshon sa hap e mbyll sytë, dhe kjo është e sigurt. Partitë shqiptare nuk kanë mbrojtje rezistuese ndaj faktorit ndërkombëtar, prandaj konsideroj që qasja e tyre është deklarative dhe në ditën e votimit në Kuvend, deputetët e tyre do të votojnë me dy duar. Liderët mbase edhe mund të mbajnë qëndrim ndryshe, por deputetët janë shumë të vetëdijshëm për momentet në të cilat kalojmë”, nënvizoi Zenku.

Të votosh, shton ai, kundër disponimit të elektoratit tënd, nuk është gjë tjetër vetëm se vetëvrasje politike, dhe kjo nuk do të ndodh.(Politiko.mk)

Previous Story

Osmani: Pres që procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë me sukses dhe në kohë

Next Story

Marka e njohur shet brekët e grisura për 600 euro

Latest from Blog

Go toTop