Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi në Facebook, ka komentuar “mbrojtjen” që zv. Ministri Lulzim Aliu i bën ministres së Arsimit.
Zeqiri, ka gjetur disa gabime drejtshkrimore në statusin e Aliut dhe ka vlerësuar se ky është rezultati kur gjuhën e mëson nga serialet.
“Këto të nënvizuarat janë vetëm gabime të trasha ortografike. Mos flasim për gabime sintaksore (duhet të rishkruhet komplet teksti) e për mungesë stili e përsëritje të shëmtuara lidhëzash e fjalësh”, ka shkruar Zeqiri.