Zenku: Ndikimi rus vërehet tek një pjesë e bllokut politik maqedonas

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim pro evropian. Ata jo vetëm që po izolohen por edhe zvogëlohen”.

Kështu deklaroi për Indeks.mk, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku duke folur për nismën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, “Fronti për Europë” si pararojë nga ndikim rus në vend, dhe si iniciativë progresive që vendi të ec pa pengesa drejt BE-së.

“Tek partitë shqiptare, nuk ka lider që do të mund të vepronte ndryshe nga vullneti politik i elektoratit shqiptar. Kur flasim për orientimin pro-perëndimor shqiptarët e kanë ndarë mendjen me kohë, gjë që nuk ndodh tek popullata maqedonase e cila ka hamendjet e veta. Fronti pro-evropian vetëm se betonon bindjen e shumicës së shoqërisë shqiptare dhe pjesërisht shoqërisë maqedonase. Si strategji politike fronti për Evropë që identifikohet me liderin e BDI, Ali Ahmeti bën një pretrie cezariane në skenën politike. Për disa parti politike paraqet një sprovë të madhe dhe të sikletshme. Duhet të marrin qëndrim karshi elektoratit dhe faktorit ndërkombëtar nëse janë për Maqedoni Evropiane apo do të ndjekin rrugën që dërgon nga Rusia”, deklaroi Zenku për Indeks.mk
“Fronti për Europë”, shprehet më tej ai, paraqet një goditje në kohën e duhur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm.

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim pro evropian. Ata jo vetëm që po izolohen por edhe zvogëlohen. Tek partitë shqiptare, nuk ka lider që do të mund të vepronte ndryshe nga vullneti politik i elektoratit shqiptar. Kur flasim për orientimin pro-perëndimor shqiptarët e kanë ndarë mendjen me kohë, gjë që nuk ndodh tek popullata maqedonase e cila ka hamendjet e veta. Fronti pro-europian vetëm se betonon bindjen e shumicës së shoqërisë shqiptare dhe pjesërisht shoqërisë maqedonase. Si strategji politike fronti për Evropë që identifikohet me liderin e BDI, Ali Ahmeti bën një prerie cezariane në skenën politike. Për disa parti politike paraqet një sprovë të madhe dhe të sikletshme. Duhet të marrin qëndrim karshi elektoratit dhe faktorit ndërkombëtar nëse janë për Maqedoni Evropiane apo do të ndjekin rrugën që dërgon nga Rusia. Me pak fjalë Fronti për Evropë paraqet një goditje në kohën e duhur për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm”, thekson Zenku.

Në anën tjetër, analisti politik Qenan Aliu nuk beson se do të ishte një barrikadë për ndikimin rus në vend.

“Nuk mendoj se ‘Fronti për Europë’, do të ishte barrikadë, ndaj zgjerimit e ndikimit rus. Sepse qytetarët e këtij vendi që kanë bindje pro-ruse nuk mund tua shmang një front i tillë. Për mendimin e tim ‘Fronti’, është nocion militarist dhe shpërfaq edhe më shumë antagonizmat në një shoqëri. Unë sugjeroj që presidenti Stevo Pendarovski të iniciojë formimin e ‘Këshillit kombëtar për integrim Europian’. Ky Këshill do të bashkërendonte ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe do të rekomandonte konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian. Kjo do të ishte ideja për kohezion shoqëror e politik”, deklaroi Aliu për Indeks.mk.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.