Zenku: Duke kritikuar BDI-në, VMRO dhe Mickoski lozin patriotin

Opozitarja VMRO-DPMNE vazhdon me akuza të pabaza ndaj partisë më të madhe shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Varësisht nga pozicioni politik që kanë, janë në pushtet apo opozitë, dy partitë më të mëdha politike maqedonase LSDM dhe VMRO -DPMNE, ashtu edhe adresojnë akuzat e tyre ndaj BDI-së.

Sa kohë që LSDM-ja ishte në opozitë akuzonte VMRO-DPMNE-në si patericë të BDI-së, ndërsa sot kur rolet janë ndryshuar, opozitarja VMRO DPMNE akuzon LSDM-në se është patericë e BDI-së.

“Për politikanët maqedonas BDI është UÇK dhe kjo nuk ndryshon edhe pas dy dekadash. Ky artikulim në fjalorin e tyre ka bërë që edhe elektorati maqedonas në përgjithësi të krijon një bindje të tillë. Duke kritikuar BDI-në, liderët maqedonas bëjnë patriotin. Liderëve maqedonas nuk ju duhet një parti shqiptare e etabluar në shtet dhe pushtet. Është për keqardhje konstatimi i tyre se BDI qeverisë me shtetin dhe ka uzurpuar sektorë të rëndësishëm. Kjo lejon të nënkuptohet që partitë shqiptare duhet të jenë dekor në qeveri e qeverisja të jetë e drejt autonome e partive maqedonase. Mickoski në Kërçovë e përsëriti atë që tha në takimin me Kovaçevekin. Po ndryshimeve kushtetuese por pa BDI në qeveri”, thotë gazetari Driton Zenku për Indeks.mk

Driton Zenku
Driton Zenku

Sipas tij, halli i VMRO DPMNE-së mbetet BDI e pushtetshme dhe jo mbrojtja e identitetit maqedonas.

“Historia na tregon që pas betejave elektorale ata detyrohen të ulen në tavolinë sërish me BDI, pasi pushtetin e delegon sovrani dhe jo preferencat politike”, potencoi Zenku.

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nga një tubim partiak në Kërçovë mbrëmjen e së martës deklaroi se VMRO-DPMNE e lufton BDI-në, apo siç është shprehur, “Qeverinë e BDI-së”.

“Nuk ishte e lehtë, mos mendoni se ishte e lehtë. Ne nuk luftojmë vetëm kundër kësaj qeverie të BDI-së të mbështetur nga partneri i koalicionit të vogël, LSDM-së. Partneri më i vogël. Ata janë hyzmeqarët e vegjël të BDI-së, hyzmeqarët e vegjël të këqij që i shërbejnë Ali Ahmetit”, tha Mickoski.

Me këtë deklaratë të Mickoskit sheshazi shihet se puna e palodhshme e ministrave të BDI-së të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, por edhe mbështetja e plebishitare e shqiptarëve për BDI-në dhe Ali Ahmetin, janë “halë në sy” për Hristijan Mickoskin.

Me këtë tregon se halli i tij nuk është nëse bullgarët do të futen në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, por dobësimi i fuqisë politike dhe ekzekutive të BDI-së. Andaj edhe bashkëpunimi i tij me disa “satelitë” shqipfolës tregon për ëndrrën në të cilën bie e zgjohet nga gjumi Mickoski, e ajo është ta sheh BDI-në e “dobët”. (Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.