Zendeli: Votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8-10D

May 26, 2023

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli, që ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të mbledhjeve të Komisionit për Çështje Evropiane në cilësinë e zv.kryetares, ku është diskutuar për ndryshimin e ligjeve për Korridorin 8-10D ka reaguar nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, menjëherë pasi Kuvendi miratoi këto propozim ndryshime.

Bilalli ka thënë se me këtë veprim, deputetët vendosën që Korridori 8 që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Korridori 10D, që lidh Maqedoninë me Bullgarinë do të ndërtohen edhe në mënyrë më të shpejtë po edhe do të kushtojnë më lirë.

“Sot, në Kuvend i votuam ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D”, ka shkruar Arta Bilalli Zendeli.

Ndryshe, në Komisionin për Çështje Evropiane është diskutuar me procedurë të shkurtuar për pesë ligjet lidhur me ndërtimin e Korridorit 8-10D, sepse ligjet që ishin dorëzuar nga Qeveria ishin me flamur europian.

Për këtë investim, nga Qeveria thonë se është projekti më i madhë e më i rëndësishëm që nga pavarësimi i vendit.

Previous Story

Bekteshi: I përgëzoj deputetët, me këtë investim do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit

Next Story

Don Xhon dhe Era Istrefi “kapen mat” të përqafuar në aeroport (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop