Zelenski: RMV i është bashkuar zotimit të G-7, u jam mirënjohës Qeverisë dhe Kovaçevskit

August 15, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka falënderuar Maqedoninë e Veriut dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe bashkëngjitjes së Maqedonisë së Veriut me Deklaratën e grupit G7, informon Indeks.mk

“I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut që iu bashkua Deklaratës së grupit G7 në mbështetje të garancive të sigurisë për Ukrainën dhe u bë vendi i 15-të që e bën këtë. I vlerësoj përpjekjet personale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të forcuar partneritetin e vendeve tona, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Zelenski në Twitter, përcjell Indeks.mk

Ndryshe, koalicioni i vendeve të G7 ka iniciuar një kornizë Deklaratë afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, duke thënë se do të kërkojë të zbatojë një agjendë reformash për të ndihmuar në sigurimin e Kievit me “qeverisjen e mirë të nevojshme për të përparuar drejt aspiratave të tij euro-atlantike”.(Indeks.mk)

Previous Story

Dua Lipa u shfaq pothuajse nudo në premierën e filmit “Barbie”, ekspertët e modës kritikojnë artisten…

Next Story

“Bechtel & Enka” mban sot Panairin e punësimit në Gostivar, pjesëmarrës dhe koordinatori i projektit, Artan Grubi

Latest from Blog

Go toTop