Zekolli: Marrëveshja për të cilën flet Ali Ahmeti është e deponuar në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup! Izeti, Bilalli dhe Afrimi tronditen nga aktivizimi i saj…

May 29, 2024

Analisti Arsim Zekolli i është rikthyer sërish marrvëshjes së xhentëllmenëve të nënshkruar nga Ali Ahmeti dhe liderrët e VLEN-it se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie që është anti-BE.

Zekolli shkruan se ajo marrëveshje për të cilën foli Ahmeti ekziston dhe edhte deponuar në Ambasadën e SHBA-vë në Shkup, ndaj pritet vetëm koha e duhur për aktivizimin e saj, pasi tashmë VLEN-i si humbës po bashkohet në qeverinë me VMRO-DPMNE-në.

Reagimi i plotë:

Marreveshja egziston.
Inicimi i saj eshte bere nga Ambasada ShBA.
Pas refuzimit inicijal per arsye nenshkrimesh, marreveshja eshte pranuar dhe nenshkrua nga Ali Ahmeti, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.
Marreveshja ne menyre te qarte nenvizon kushtin per Ndryshime Kushtetuese.
Marreveshja eshte e deponuar ne Ambasaden e ShBA ne Shkup.
Ali Ahmeti nuk eshte e Shenjta Melaqe qe nuk genjen. Por ne kete rast, e thote te verteten ndersa genjejne Izeti, Bilalli, Afrimi ndersa Taravari ka pranuar egzistencen dhe nenshkrimin e saj.
Keto jan faktet.
E tani, a ka te beje shkelja e marreveshjes nga VLEN me qendrimin e ftohet dhe distancues nga ShBA ndaj Mickoskit dhe Siljanovskes, por edhe opozites ne pushtet VLEN? Pra, nuk eshte ceshtje a ka apo nuk ka Marreveshje, por tajmingu per aktivizim te saj. Dhe kjo eshte ajo qe po trondit Izetin, Bilallin, Afrimin.

Previous Story

Ahmeti: Fronti Europian nis betejën për legjitimitet, nuk mund të poshtërohet vullneti i shqiptarëve dhe komuniteteve!

Next Story

Deputeti Ilir Hasani reagon ndaj Lindita Nikollës: Po uroni vazalët dhe ata që përbuzën votën shqiptare në Maqedoninë e Veriut…

Latest from Blog

Go toTop