Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij, në emër të prindërve dhe në emër të bashkëshortes.
Nga pasuria që ai e ka publikuar në KSHPK, shihet se Kasami më shumë pasuri ka në emër të prindërve. Ndërsa në emër të bashkëshortes ka ar dhe tokë në Bogovinë.
Në vijim e keni pasurinë e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
– Tokë në Bogovinë në emër të bashkëshortes (3650 metër katrorë – 800.000,00 denarë ose 13.017 euro)
– Oborr në Tetovë në emër të prindërve (196 metër katrorë – pa vlerë të caktuar)
– Tokë në Tetovë në emër të prindërve (473.5 metër katrorë – 3.202.500,00 denarë ose 52.110 euro)
– Tokë në Zhelinë në emër të prindërve (1.469 metër katrorë – 600.000,00 denarë ose 9.763 euro)
– Shtëpi në Tetovë në emër të prindërve (525.8 metër katrorë – 8.188.800,00 denarë ose 133.246 euro)
– Ar në emër të bashkëshortes (1.200.000,00 denarë ose 19.526 euro)
– Makinë Mercedes C220 në emër të prindërve (800.000,00 denarë ose 13.017 euro)
– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (1.254.440,00 denarë ose 20.412 euro)
– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (2.332.000,00 denarë ose 37.945 euro)
– Pasuri në emër të prindërve të realizuar në vitin 2016 (623.000,00 denarë ose 10.137 euro)
– Pasuri në emër personal të realizuar në vitin 2016 (2.632.562,00 denarë ose 42.836 euro)
– Të ardhura mujore nga qiraja në emër personal (12.300,00 ose 200 euro)
– Tre xhirollogari bankare (pa vlerë të përmendur). /Telegrafi/