Zbulohet lagjja luksoze ku e ka blerë shtëpi Luizi, njihet si zona e VIP-ave milionerë…

May 23, 2023

Në një postim në “Instagram”, Luizi përveç vlerësimit maksimal për hotelin me pamjen më fantastike në kryeqytet, ka “zbuluar”dhe një tjetër detaj i cili s’na shpëtoi pa e kapur.

Luizi ka treguar se tashmë është rezident në një nga lagjet më me zë të Tiranës, pikërisht te “Kodra e Diellit”.

Si duket, banesa për të cilën më herët këngëtari tha se kishte blerë, ndodhet pikërisht në këtë lagje.

Dhe duke qenë se është komshi me “Arka Art Hotel”, Luizi tha se s’do i ndahet dhe do vazhdojë të konsumojë ushqimet e shijshme dhe darkat romantike me partneren e tij, Kiarën.

“Jam këtu në ambientet e Arka Hotel. Hoteli i cili më ka mirëpritur që nga dita e parë që kam dalë nga shtëpia e Big Brother Vip. Shërbimi ka qenë fantastik, stafi i jashtëzakonshëm, gjithçka ishte thjesht perfekte. Dhe jam shumë mirënjohës dhe falenderues dhe duke marrë parasysh se unë do jem edhe rezident në këtë lagje, pra te “Kodra e Diellit” unë do vazhdoj të jem klienti i rregullt i këtij hoteli i ambienteve të tij, i restoranteve, SPA, palestrës e të tjera. Faleminderit edhe njëherë”, dëgjohet të thotë Luizi./Sot.al/

Previous Story

Ish-banori i “Big Brother Albania” ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë…

Next Story

“E ka rreh me kabëll, me thikë, e me çelësa”/ Flet nëna e Jetmira Bekës që u vra nga burri në Gjermani (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop