Partneri dhe vajza e biznesmenit të pasur rus, Alexander Ponomarenko, i cili thuhet se ka financuar luftën në Ukrainë, kishte depozituar 40 milionë franga në tri banka private zvicerane, sipas mediave zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të paktën një nga bankat pranoi 9.5 milionë franga nga familja e Ponomarenkos pas fillimit të luftës, edhe deri në mars të vitit 2022, Zvicra ndaloi depozitat prej më shumë se 100,000 frangash nga shtetasit rusë.
Familja e Ponomarenkos ishte në gjendje të anashkalonte sanksionet dhe kufizimet zvicerane falë pasaportave dhe lejeve të qëndrimit në vendet e BE-së.