Zbulohen detaje nga dasma e Arbana Osmanit! Kush janë të ftuarit dhe kush do të këndoj…

June 12, 2023

Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme.

Dasma do të mbahet në Toskanë, Itali dhe Eduarti ka zbuluar disa detaje mbi ceremoninë, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”.
Edi zbuloi se do jenë 120 të ftuar, pjesë e rrethit shoqëror të çiftit.

“Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm. Donim të bënim dhe vajzën që të mos thoshte për një pjatë nuk më ftuat dhe mua. Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana.

Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.

Unë të githë të ftuarit i njoh. Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta. I pari që do këndojë do jem unë, pastaj nga të ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë”, tregoi Eduarti.

Previous Story

24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Kosova duhet të dalë nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët

Next Story

Bashkëjetoi me të miturën dhe e përdhunoi, arrestohet shqiptari

Latest from Blog

Go toTop