Zbulim horror në Greqi, gjendet një kokë njeriu brenda një qeseje

Një ngjarje mjaft e rëndë ka tronditur Greqinë, teksa autoritetet vendase njoftojnë se kanë gjetur një kokë njeriu brenda një qeseje, raporrojnë mediat greke.

Mësohet se, koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.

Fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik. Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.

Autoritetet greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.