Analistja njihet si feministe për mbrojtjen e të drejtave të grave e cila reagon pothuajse çdoherë kur bëhet fjalë për gratë.
E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi me një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, shkruan “Kosovarja”.
Zana Avdiu, ka reaguar lidhur me një deklaratë të këngëtares së njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo së fundi në një intervistë për media të huaj, ka folur për mizogjininë në kulturën shqiptare, e cila tha se gratë shqiptare trajtohen si qytetare të dorës së dytë.
Postimi i plotë i Zana Avdiut?
“Bebe Rexha ka folur me heret, edhe per komentet bullizuese qe me shumice i vijne nga shqiptaret.”