Zajkova: VMRO njëherë t’i votojë ndryshimet kushtetuese, pastaj të bëhet pjesë e Qeverisë!

Partia Liberal Demokratike (PLD) është e gatshme të pranojë hyrjen e VMRO-DPMNE-së në koalicionin qeverisës nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese.

Sipas kryetares së PLD-së, Monika Zajkova, e ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja.

“E ardhmja evropiane e qytetarëve është më e rëndësishmja dhe sigurisht progresi i Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bashkimin Evropian dhe hapjen e klasterave. Dhe pikërisht për këtë mirëpresim disponimin e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjen e tyre për të dhënë mbështetje në proceset integruese evropiane dhe për të votuar për ndryshimin e Kushtetutës. Është mirë që VMRO-DPMNE nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese, por ato duhet të hyjnë në fuqi para formimit të qeverisë në të cilën do të anëtarësoheshin si parti opozitare. Të gjithë së bashku e kemi përgjegjësinë se në cilën rrugë do ta lëvizim vendin dhe çfarë standardi do t’u ofrojmë qytetarëve”, thotë Zajkova, përcjell Indeks.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.