Xherdan Shaqiri në garë të ngushtë me një serb për golin më të mirë të raundit nga UEFA

October 18, 2023

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën e Përfaqësueses së Zvicrës në barazimin dramatik 3-3 me Bjellorusinë.

Ylli nga Kosova ishte i pandalshëm në këtë sfidë me një gol të shënuar dhe një asistim fantastik.

Megjithatë goli i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe është në garë për golin më të mirë të raundit nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian në faqen e saj ‘UEFA Euro 2024’ ka hapur votimet për tifozët për golin më të mirë të raundit.

Shaqiri është në garë me yllin turk Yunus Akgun atë ukrainas Mykhaylo Mudryk si dhe serbin Alaksandar Mitrovic.

32-vjeçari realizoi një gol spektakolar dhe sigurisht që përveç votave të zviceranëve i meriton edhe votat e shqiptarëve për gjithçka që ka bërë rreth reprezentimit të shqiptarëve.

 

Previous Story

Shukova: Detyrimet për zbatim të ligjeve evropiane bien mbi vetëqeverisjen lokale, para së gjithash të ndërmarrjeve komunale

Next Story

Grubi: 2.000 vende të reja pune! Panairi i punës nga “Bechtel & Enka” tashmë edhe në qytetin e Shkupit

Latest from Blog

Go toTop