Nuk e patëm, e fituam!
E fituam Xhejms Bondin e politikës. Më saktë, lideri i VMRO-së Mickoski, si duket shikon shumë filma të Xhjms Bondit dhe shtiret si ai.
I pyetur në Kanal5 se a do të bëjë koalicion me Levicën, ai si rrufe u përgjigj: Në politikë asnjëherë mos thuaj kurrë!
Jo pse e adhuron shumë Xhejms Bondin dhe atë filmin me titullin “Never say never again”, po ngase me gjasë ka ndonjë pasiguri në vete për të ardhmen, ndaj e le të hapur që të kapet për kashtën e shpëtimit, ndaj dhe nuk kurrë s’bëj koalicion.
Nëse Xhejms Bondi thotë “Asnjëherë mos thuaj asnjëherë”, Mickoskit më mire do t’i shkonte një fjalë tjetër: unë dhe me djallin do të bashkëpunoj, vetëm të vij në pushtet!
Sepse, të varesh nga një parti antiperëndimore dhe proruse siç është Levica e Apasievit, është një siklet I madh ta thuash, e lere më nesër të varesh prej saj!
Pastaj,le t’i bashkëngjiten opozitarët shqiptarë dyshes Mickoski-Apasiev!/indeks.mk