Xhelili: VMRO vepron si Lista Serbe në Veri të Kosovës, ende mendon se duhet t’i shërbejnë “shqiptarë të ndershëm”!

“Opozitarja VMRO-DPMNE mundohet të veprojë si Lista Serbe në Veri të Kosovës, me siguri ende s’i kanë shkëputur lidhjet nga qendrat antishqiptare”.

Kështu ish-deputeti dhe kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zudi Xhelili e komenton idenë e VMRO-DPMNE-së për një Qeveri pa shqiptarët.

“Me siguri ende mendojnë se atyre duhet t’u shërbejnë ‘shqiptarë të ndershëm’ që sipas tyre vetëm shqiptarët e paarsimuar, pa ide pa vizion, janë të mirë. Do e përsëris edhe njëherë se pa shqiptarë s’ka MV, pa përfaqësues të denjë të shqiptarëve, s’ka Qeveri. Kjo është formula e ri-definuar mbas luftës së vitit 2001, formulë për të ekzistuar dhe për të funksionuar ky vend, duke aplikuar demokracinë konsensuale. Çdo provokim i forcave antishqiptare do të nxisë reaksion të shqiptarëve të cilët sa herë që janë nënçmuar, kanë hapur ‘kutinë e Pandorës’ dhe kanë kërkuar zgjidhje për të mbrojtur të drejtat e tyre autoktone, me histori, trashëgimi dhe tërësi gjeografike në gadishullin Ballkanik”, deklaroi Xhelili për Indeks.mk

Ai beson se kjo qasje e VMRO-DPMNE-së është politik ditore, dihet qartë se shqiptarët vendosin vetë për fatin e tyre, përndryshe, në kohën që anëtarësimi në BE është opsioni i vetëm, në kohën që aleancat perëndimore angazhohen për Europë të bashkuar, nuk ka vend për aventura të çmendura të VMRO-së apo Levicës.(Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.