Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Xhejms Obrajan si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër. Obrajën është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 maj. Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989. Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit.
Xhejms Obrajën, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit
