Xhavid Q.Llovca, një aktor i ri me repertor të pasur rolesh teatrore!

Ishte personazhi qendror i premierës që u dha më 5 qershor të këtij viti, në skenën “Frosina” të Qendrës Kulturore Rinore i shfaqjes “Koka e gjarpërit”, i cili për më shumë se një orë e gjysmë e mbajti mbi supet e tij jo vetëm rolin e Hisen Agës, por dhe shfaqjen në tërësi, sepse, nuk kishte skenë pa qenë i pranishëm ai fizikisht. Ky është Xhavid Qerimi Llovca,  lindur e rritur ne Shkup, student që pritet të  diplomojë këtyre ditëve në Univerzitetin “Nene Tereza” ne Shkup në Programin Studimor Administratë Publike dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore, anëtar i Grupit Dramatik “Bekim Fehmiu”, që paraqet një fenomen i veçantë të aktivizmit kulturor, duke e mbajtur gjallë teatrin amator ndër ne.

-Roli I Hisen Agës në shfaqjen “Koka e gjarprit” është kryesori, si erdhi deri te angazhimi në këtë shfaqje?

-Sigurisht se roli i Hisen Agës kërkonte një përvojë skenike, gjë që falë përvojës së fituar në shfaqjet e mëhershme, regjisori i grupit dramatik Mjedi Alidemi, ma besoi rolin e Hisen Agës, ku shpresoj të mos kem zhgënjyer ne besimin e tij.

-Çfarë është përvoja jote në grupin teatror “Bekim Fehmiu”, me sa dimë nuk është roli yt i parë, na thuaj për përvojën e mëparshme?

Përvoja ime në grupin “Bekim Fehmiu” daton qysh ne fillimet e veta, si grup pranë Shtepisë se Kultures “Koco Racin” në Shkup, ku kam qenë i angazhuar në shumicën e projekteve të deritashme në role të ndryshme, si në në dramën “Buçitja e maleve “, në rolin e këngëtarit dhe me pas në rolin e Zylalit, shokut të ngushtë të dhëndrit. Në dramën “Besa” kisha rolin e Demir Beut, general ushtrie në kohën e Perandorisë Osmane, ndërkaq rolin e Selmanit te “Dashuria e Talatit me Fitneten“, në rolin e Duhanxhiut  te komedia “ Një natë ne Hotel”, ne rolin e drejtorit të hotelit dhe rol të Regjisorit për filma në komedinë “Zi e me Zi” në rolin e Gargullit dhe tash edhe në dramën “Koka e gjarprit” në rolin e Hisen Agës. Shpresoj se  në secilin rol ta kem përmbushur pritshmërinë e publikut dhe të vetë regjisorit, aktorit me përvojë shumëvjeçare, Mejdi Alidemit.

-A ishte vështirë ta luaje rolin e Hisen Agës, duke pasur parasysh se ai kishte disa faza të transformimit dhe thyerjeve të brendshme psikologjike që i ka karakteri I tij?

-Ta them të drejtën, roli me i vështirë ka qenë ky i fundit, i Hasan agës, ku duhej të përziheshin emocione te ndryshme për të dalë në shesh karakteri I Hisen Agës me gjithë ato emocione të përziera e lëndime e lodhje shpirtërore, por  besoj që angazhimi maksimal i imi dhe i gjithë kolegëve të grupit në krye me regjisorin, si dhe përvoja e mëparshme e bëri te veten dhe më ndihmoi shumë që ta përmbushë rolin e Hisen Agës. Këtë e them  edhe nga komentet te cilat I kam marrë nga regjisori, drejtori i grupit dhe i Shtepisë se Kultures Z.Safet Kamberi dhe nga publiku, i cili ishte prezent ne numër të madh në natën e premierës .

-Çka do të thonë për ty duartrokitjet e publikut? Çka do të thotë të luash në skenë duke luajtur dike tjetër?

Duartrokitjet e publikut janë ato që na vlerësojnë mundin,  apo të them se na tregojnë që mesazhi ynë nga skena shkoi pikërisht te ata, respektivisht te publiku. Nuk ka kënaqësi me te madhe për aktorin ne skenë se sa duartrokitjet  e publikut. Gjithashtu për mua është shumë kënaqësi e madhe që të dal në skenë ta luaj një rol dhe të mundohem ta përmbush rolin ashtu siç duhet dhe siç e meriton me mundesitë dhe aftesitë e mia skenike të fituara nga përvoja pikërisht si anëtar i grupit dramatik “Bekim Fehmiu”.

-Çfarë janë ambiciet tua në të ardhmen?

Ambiciet e mia për të ardhmen janë që të jem akitve në skenë për aq kohe sa na e lejon mundesia dhe kushtet. Shpresoj që jem edhe shumë vite aktiv në skenë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.