Xhamitë e Kumanovës për një ditë grumbullojnë 8.026 euro për gruan e invalidit të UCK-së, Afrim Hasanaj

Gruaja e invalidit të UCK-së, Afrim Hasanaj, Ajshe Ahmetxhekaj, nënë e dy fëmijëve ka nevojë për një ndërhyrje mjekësore në Turqi, e cila ndërhyrje kushton 70.000 euro. Për shkak të pamundësisë financiare ata iu janë drejtuar opinionit për ndihmë.

Xhamitë e Kumanovës me rrethinë me datën 7 korrik kanë shpallur një aksion për grumbullimin e të hollave për këtë rast dhe brenda ditës kanë mbledhur 8.026 euro.

Në vijim është njoftimi i plotë i Muftinisë së Kumanovës:

Më 11.07.2023 (e martë), Muftinia e BFI-së Kumanovë, në krye me Muftiun h. Abedin ef. Imeri dorëzoi mjetet e grumbulluara nga aksioni i realizuar më datë 07.07.2023 (e premte), në të gjitha Xhamitë e teritorit të Muftinisë së Kumanovës.

Mjetet u dorëzuan te rinia e fshatit Orizare të cilët ishin inicues që të realizohet ky aksion për të ndihmuar shoqen e ushtarit të UÇK-së dhe invalidit të luftës nga Kosova Afrim Hasanaj.

Në këtë aksion janë grumbulluar gjithësej 8.026 euro.

Muftinia e Kumanovës, në krye me Muftiun h. Abedin ef. Imerin falënderon gjithë kontribuesit duke e lutur All-llahun që ta shton bereqetin në pasuritë e tyre!.

Muftinia e BFI-së Kumanovë

Share

Go toTop