Xhaka i jashtëzakonshëm, ylli kosovar e mban një primat në ligat më të forta evropiane

November 14, 2023

Granit Xhaka është duke i treguar dita-ditës Arsenalit se çka ka humbur gjatë verës që shkoi.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Bayer Leverkusenit, me të cilin nuk e ka pësuar asnjë humbje deri tash në Bundesligë në këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi zviceran po e udhëheq me sukses ekipin e Xabi Alonsos, i cili prin në ligën elitare gjermane.

Por, ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit po korr suksese edhe në nivelin personal.

Sipas “CBS Sports Golazo”, 31 vjeçari i ka bërë 129 pasime në pjesën finale të sulmit, në afërsi të zonës së rreptësisë së kundërshtarit, ose siç quhet ndryshe si treshja finale e fushës, respektivisht çereku i tretë i fushës.

Statistikat e Xhakës për këto pasime janë më të mirat në shtatë ligat më të forta evropiane. /Gazeta Express/

Previous Story

Lojtari më me fat në botë, shpëton mrekullisht pasi i kalon fishekzjarri “si raketë” mbi kokë

Next Story

Grubi – Barton: Thellimi i bashkëpunimit tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, është prioriteti ynë

Latest from Blog

Go toTop