Xhaferi takon Papa Francis: Dy vendet tona kanë lidhje historike përmes Nënë Terezës dhe apostujve Kirili dhe Metodi

May 24, 2023

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë vizitës së tij në Romë ka takuar Papa Francis.

Xhaferi thotë se dy vendet i lidhin personalitetet si Nënë Tereza dhe vëllezërit Kirili dhe Metodi.

“Në Audiencën te Papa Francisk ia urova 10 – vjetorin e Pontifikatit dhe i urova jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës së shenjtë. Dy vendet tona kanë lidhje historike të pandashme përmes personaliteteve të rëndësishme nga e kaluara e përbashkët – shkupjanja dhe shqiptarja jonë Nënë Tereza dhe apostujt e shenjtë Kirili dhe Metodi”, shkruan Xhaferi.

Previous Story

Skandaloze: Infermierja shqiptare poston në “TikTok” video me embrionin e abortuar (VIDEO)

Next Story

Komuna e Zhelinës katandiset si mos më keq! Banorët mbesin pa rrymë elektrike dhe pa ujë…

Latest from Blog

Go toTop