Xhaferi: Për cilët do të ndajë Arben Taravari vendime, kur shqiptarët me kontrata i largoi nga puna

December 6, 2024

Shkruan: Valdet Xhaferi

Për cilët do të ndajë Arben Taravari vendime, kur shqiptarët me kontrata i largoi nga puna?

Demagogjia e Taravarit kalon limitet njerëzore dhe nënçmon intelegjencën e çdo qytetari.
• Me paturpësinë më të madhe përsërit deklaratën që në vitin 2025 do t’u jep vendime pune të punësuarve me kontratë në institucionet shëndetësore, në kohën kur me qindra kuadro u larguan nga puna pikërisht nga ai.

• Ministri i shëndetësisë mund të transferon kontratat në vendime pune për kuadro të tjera, por për kuadrot shqiptare jo, sepse ato u selektuan dhe u larguan nga puna me kërcënime, shantazhe, mobing dhe diktat deri te drejtorët që të përjashtohen kuadrot shqiptare nga puna, siç ishte rasti me Strugën.

• Vetëm në Spitalin e Gostivarit, pos mobingut permanent, shantazheve dhe presioneve politike, sipas informacioneve tona me urdhër të Taravarit drejtori i spitalit të Gostivarit ndërpreu mbi 14 kontrata të punësuarve. Themi pikërisht Arben Taravari, sepse ashtu deklarohej drejtori i emëruar nga ai, i cili për të shmangur përgjegjësinë, u thoshte të larguarve nga puna që urdhëri vjen nga lartë.

• Ish ministri Fatmir Mexhiti, aktualisht ministër në hije i shëndetësisë, që para një viti kishte deklaruar që qeveria e kaluar solli vendim që të punësuarit me kontrata në shëndetësi do të marrin vendime pune.

• Pasi i përjashtuan shqiptarët nga puna, pyesim Arben Taravarin që në çfarë forme atyre do t’u ndahen vendime?!

Shqiptarët u larguan nga puna si në kohën e ish Jugosllavisë, kur shqiptarët diferencoheshin, persekutoheshin dhe dëboheshin nga puna, dhe për këtë merita të vetme kanë koalicioni VLEN, që shqiptarët i kthyen prapa në sistemin e njëmendësisë politike, që siç duket, ka lënë gjurmë te pionerët e atëhershëm të Vllazërim Bashkimit.

Previous Story

BDI – Dega Kumanovë: Vazalët nga VLEN u turpëruan edhe kësaj radhe nga ngjarjet në Kumanovë

Next Story

Rexhepi-Zejd ironizon me VLEN: Ka apo nuk ka ligj të gjuhës shqipe? Jeni bërë tragjikomedi!

Latest from Blog

Go toTop