Në një reagim të fundit në facebook, Valdet Xhaferi, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, ka shprehur pakënaqësinë e tij të thellë ndaj Arben Taravarit, duke e quajtur atë “humbësi më i madh i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”. Xhaferit ka vënë në dukje paradoksin e situatës ku Taravari, përmes akuzave në Facebook, tenton të paraqitet si një lider moral dhe politik, ndërsa në të vërtetë, sipas Xhaferit, ai është një shembull i mosmbajtjes së fjalës dhe i ndryshimit të qëndrimeve.
Xhaferi ka shtuar se Taravari po përpiqet të mbajë një imazh të rremë në skenën politike, duke u përpjekur të kontribuojë në mënyrë të dëshpëruar, pasi është plotësisht i vetëdijshëm për dështimin e tij total në politikë.
Statusi i plotë:
Ka folur sërish humbësi më i madh i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare !
Sa paradoksale kjo situatë !?
Arben Taravari sot një shembull (par ekselans), si një sinonim i mos mbajtjes së fjalës, ai nëpërmjet facebook-ut na akuzon neve për “mosmbajte të fjales” apo ndryshim qëndrimesh !?
Sa shembull i pahishëm i një politikani që shtiret si lider!
Por ne e dimë se çka bënë, ai vetem mundohet të “mbajë ujë me sitë” që të “kontribuoj” në skenën politike, i dëshpruar skajshmërisht nga deshitimi total në rrafshin politik, si në detyrën ku aktualisht gjindet, ashtu edhe në ambicjet e veta personale e në veçanti nga fakti që vetë e parashikon që avantura e re që e paralajmëron do ti dale jo si dëshiron ai !
Por sidoqoftë, ngelën për keqardhje fakti se gjithë këtë energji që e harxhon për të krijuar mjegull me statusa facebook-u, kontributi është negativ, ku rrezikohet që të gjithë të jemi humbës, ndërsa ai po se po, nuk do ta dëshironim që pastaj edhe për këte të mbaj pëgjegjësi, ashtu siç ndodhi në të kaluarën e afërt !/indeks.mk