Xhaferi: Ende s`ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarë njoftoi se ende nuk ka një nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese duke shtuar se konform Rregullores, debati plenar dhe nëpër komisione parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për amendament, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ndryshimet kushtetuese që të miratohen në nëntor, sipas Kryeparlamentarit Xhaferi, procedura duhet të nis në Qershor apo Korrik. Sipas tij, është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati lidhur me amendamentin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ajo që do të dakordohet ka mundësi të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura e as tajmingu nuk janë pengesë. Edhe në këtë kontekst tajmingu nuk ndryshon shumë. Midis seancave plenare patjetër të ketë nga 30 ditë, nga nisma deri te drafti 30 ditë. Kur të konstatohet drafti pason debati publik minimum 15 maksimum 30 ditë”, tha Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi, sic percjell KlanM, ka njoftuar se Komisioni parlamentar për cështje kushtetuese duhet të pësojë ndryshime, për shkak të kalimit të deputetëve nga shumica në opozitë.

Sipas Xhaferit, deputetët Pavle Trajanov dhe Safije Sadiki Shaini paraprakisht kishin qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kurse tani kanë kaluar në opozitë dhe duhet të zëvendësohen me deputetë të shumicës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.