“X Factor Albania” mbyll fazën e parë të audicioneve

October 30, 2023

Produksioni i “X Factor Albania” mbylli me sukses fazën e parë të audicioneve duke i dhënë një mundësi të artë të gjithë të rinjve që besojnë në talentin e tyre në muzikë.

Audicionet janë mbajtur për dy javë në qytetet kryesore të Shqipërisë, e më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku mijëra konkurrentë që aspirojnë magjinë e skenës, kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, mes të cilëve kanë spikatur edhe protagonistët e ardhshëm të skenës së X Factor Albania.

Ndërkaq, për të gjithë të interesuarit nga kryeqyteti, me datë 31 Tetor do të mbahet audicioni i madh i Tiranës.

Sheshi “Skënderbej” do të jetë pikëtakimi fillestar i produksionit me kandidatët, ndërsa faza e seleksionimit profesionist do të mbahet në ambientet e Liceut Artistik.

Pas mbylljes së audicioneve nëpër rrethe, produksioni do të vijojë me fazën e përzgjedhjes finale në studiot e televizionit Klan, ku më të mirët nga e gjithë Shqipëria dhe trojes shqipfolëse, do të garojnë për të fituar një vend i cili do t’i bëjë ata zyrtarisht pjesëmarrës të edicionit të pestë të “X Factor Albania”.

Binomi i sukseseve televizive, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, premtojnë këtë sezon televiziv një program me performanca spektakolare dhe të ftuar specialë, një edicion ky i cili do të finalizohet me një fitues, por edhe shumë talente të cilët do t’i bashkohen skenës së muzikës shqiptare.

Tv Klan

Previous Story

Vuçiq: Jam djali i Angjelko Vuçiq, jo i Fahri Musliut

Next Story

E tradhtoi me shoqen e ngushtë? Flet vëllai i Mërgim Berishës: Vesa e ka ndaluar të fliste me familjen (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop