WhatsApp teston veçorinë e re me AI

October 20, 2024

Versioni i fundit beta i WhatsApp për Android ka zbuluar se aplikacioni popullor i mesazheve po zhvillon një veçori të re për chatbotin e tij Meta AI.

Kjo veçori do të lejojë që AI të kujtojë detaje nga bisedat e kaluara, duke u ofruar përdoruesve një përvojë më të personalizuar.

Bëhet e ditur se Meta AI do të jetë në gjendje të kujtojë një sërë detajesh personale, duke përfshirë preferenca të ndryshme e ditëlindje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, AI mund të kujtojë alergjitë dhe interesat personale, si librat e preferuar dhe dokumentarët.

Duke ruajtur këto informacione, Meta AI mund të ofrojë rekomandime, këshilla ose përgjigje që përputhen më shumë me preferencat dhe stilin e jetës së përdoruesit.

Për shembull, nëse përdoruesi kërkon rekomandime ushqimore, Meta AI do të shmangë sugjerimin e pjatave që përdoruesi ka treguar më parë se nuk i pëlqejnë. /Telegrafi/

Previous Story

Angelina Jolie duket elegante me një pelerinë, pas diskutimit në panelin e “Maria” në Londër

Next Story

Dua Lipa, Zendaya dhe Cher kryesojnë me elegancë, në ceremoninë e induksionit të ‘Rock & Roll Hall of Fame’ 2024

Latest from Blog

Go toTop