Bernard Kouchner, William Walker, Wesley Clark, James Rubin, këta janë disa nga profilet e larta për të cilët avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka paralajmëruar se do t’i ftojë si dëshmitarë në Hagë.
Dhe tashmë njëri prej tyre duket se është i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë te Kosovës.
Ambasadori amerikan thotë se vetëm duhet t’ia tregojnë datën se kur mund të paraqitet për të dëshmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Tutje, Walker është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale.