Vuçiq viktimizohet: Serbia do paqe, Kosova ka shpikur gjithçka – kemi dëshmi!

October 1, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në orët e para të mëngjesit, i është adresuar përsëri publikut me një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, ku foli për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se gjatë këtyre 24 orëve të ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku siç propagandon ai, të paktën një serb është vrarë brutalisht, e që për të cilin thotë se do të flasin dëshmitarët okularë.

Propagandës së tij ai ia shton edhe deklaratën ku thotë për sulmin terrorist serb se gjithçka është shpikur, duke shtuar se “ka pasur gënjeshtra të shumta për praninë e forcave tona ushtarake dhe se i ka shqetësuar se e kanë kuptuar se Serbia siç thonë ata ka armë të sofistikuara”.

“Shtatë ditët më të vështira në 15 vitet e fundit janë prapa nesh, për shkak të ngjarjeve në Kosovë, por edhe për fushatën e përgjithshme të nisur kundër Serbisë, fushatën e gënjeshtrave dhe fushatës së të pavërtetave”, tha Vuçiq.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen e vendit tonë. Serbia do paqe. Ata shpikën gjithçka që thoshin dhe dinin si ta bënin atë. Pjesa më e vështirë ishte dëgjimi i tregimeve se si duhej ta mirëprisnim veprimin e Policisë së Kosovës… Pyetja jonë ishte pse EULEX-i nuk pranohej të merrte pjesë në atë operacion, por u vendos në sallën e operacionit për të vëzhguar nga larg… Ato përpjekje për të heshtur se si u vranë disa serbë dështuan. Ju njoftoj se brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni. Kemi deklarata nga dëshmitarët okularë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, se si dhe në çfarë mënyre është vrarë brutalisht së paku një person”, tha Vuçiq.

Previous Story

Radojicic: Unë nuk jam kriminel e terrorist, polici kosovar u vra aksidentalisht

Next Story

26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit…

Latest from Blog

Go toTop