Vuçiq nervozohet dhe i bërtet gazetares kur e pyet se çfarë do të ndodh me targat ilegale në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe një herë nuk i ka pëlqyer pyetja e televizionit të pavarur serb, N1 për targat e veturave dhe i ka thënë një gazetareje nga veriu i Kosovës, prindërit e të cilës jetojnë atje dhe e cila është i interesuar se çfarë do të ndodhte nëse serbët nuk do t’i ndërrojnë targat ilegale serbe në ato të Kosovës. “Mos flisni për popullin tonë në Kosovë”, i është përgjigjur Vuçiq i nervozuar.

Afati për (ri)regjistrimin e automjeteve nga targat serbe në ato të Kosovës ka skaduar. Kjo krijoi amulli tek serbët për shkak se ata nuk kanë udhëzime të qarta se çfarë të bëjnë me veturat e tyre, shkruan të premten portali Kossev, transmeton Demokracia.com.

Në ndërkohë, pesë vetura me targa RKS janë djegur në Zubin Potok, në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Në pyetjen e N1, çfarë duhet të presin serbët, çfarë përgjigje do të marrin nga Vuçiq, ai tha:

“Ata nuk presin gjithmonë përgjigje nga unë. Ju tashmë po përpiqeni, edhe nëse përsërisni të njëjtat gënjeshtra, të njëjtat gënjeshtra njëqind herë, të bëni diçka kundër meje. Mos fol për njerëzit tanë në Kosovë, njerëzit tanë e dinë se nuk ka të bëjë me mua, por me mosrespektimin e Kurtit për marrëveshjen që ka bërë”.

Vuçiq i është përgjigjur sërish gazetares me ton të ashpër.

“Po ju kujtoj, dje më keni bërë të njëjtën pyetje në Novi Pazar, dhe unë nuk kam problem me këtë, e kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë për çfarë është rënë dakord. Dhe Peter Stano (zëdhënësi i BE-së) konfirmon çdo fjalë timen dhe thotë se marrëveshja për targat nuk është e kufizuar në kohë dhe nuk ka afate. Çfarë prisni të bëj: të hyjmë me tanke dhe pastaj do të thoshe – na ktheve në vitet ’90. Nëse luftoj përmes negociatave, atëherë – siç mund ta shihni, nuk mjafton”, tha ai.

Dhe nuk ishte e drejtë që ajo “të bënte pyetje që nuk kanë lidhje me autostradën”.

“Sot erdhët në hapjen e një autostrade 10 km në qytetin ku është më e vështira për t’u ndërtuar, por kjo nuk bëhet fjalë, sepse qytetarët e Serbisë nuk duhet të shohin ndryshime pozitive, por kur të vijë sistemi i kanalizimit, do të ketë protestë…”, tha Vuçiq.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për targat e veturave në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës konsideron se targat serbe të qyteteve të Kosovës (KM, PE, PR, UR, PZ, GJA, GL) janë të paligjshme.

Gjatë vitit 2022 në veri të Kosovës janë djegur së paku 15 vetura me targa të Kosovës.

Share

Go toTop