Vuçiq kërcënon Kurtin: Mos i dëboni serbët, përndryshe ne dimë çfarë do të bëjmë me ju!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në kërcënimin e radhës, kryesisht për opinionin e brendshëm, ka deklaruar sot se “Serbia do të dijë se çfarë do të bëjë nëse Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova”, dhe ka shtuar se “Albin Kurti sot ka marrë vendim që të hapë urën që prej kohësh ka qenë “mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që shqiptarët të mos e marrin Mitrovicën e Veriut”.

“Lideri okupator Albin Kurti ka marrë vendim për hapjen e urës që prej kohësh ka qenë mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që të mos e marrin shqiptarët Mitrovicën. Për shumë vite populli ynë ka kundërshtuar dhe ka pyetur pse ky njeri po e bën këtë. E vetmja gjë që dëshiron është të dëbojë njerëzit tanë dhe dëshiron konflikte”, ka pretenduar Vuçiq, transmeton Paparaci.

Vuçiqi gjithashtu ka pretenduar se Kurti e ka marrë këtë vendim për hapjen e urës vetëm pak ditë pas “zgjedhjeve të turpshme që u mbajtën kohë më parë”.

“Pse po e bën këtë ky njeri – sepse pastaj do të thotë, po ne nuk duam geto, por qytete të hapura, e çka do të kalojë lehtë te këta nga Perëndimi, e në të vërtetë e vetmja gjë që ai dëshiron është “të dëbojë Serbët nga veriu i Kosovës”, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër, dhe ata duan konflikte me çdo kusht”, ka thënë Vuçiqi.

Dhe si zakonisht, pas kërcënimit pason deklarata “paqësore” e tij se “Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen”.

“Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, do të bëjmë çmos që asnjë grua të mos mendojë për dërgimin e fëmijës së saj në luftë”, ka thënë presidenti serb.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.