Vuçiq e çon Serbinë në zgjedhje të parakohshme, 17 dhjetori data e votimeve

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq bëri të ditur se Serbia do të shkoj në zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 17 dhjetor.

Ai tha se shpalljen e tyre do ta bëj javën e ardhshme.

“E kam fjalën për zgjedhjet parlamentare për të cilat jam përgjegjës, bazuar në një propozim të arsyetuar të qeverisë. Mënyra se si po shkon procedura kushtetuese është në përputhje me Ligjin për Presidentin e Republikës”, tha Vuçiq për RTS.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit të Serbisë fillimisht do të shpallë zgjedhje në më shumë se 60 njësi të vetëqeverisjes lokale, e më pas do të shpallen zgjedhjet krahinore.(INA)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.