“Vrasja” e Faton Hajrizit, reagon MPJ-ja e Kosovës, ka një kërkesë nga autoritetet serbe

July 19, 2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serve konfirmimin e identitetit të personit të vrarë sot.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të MPJ-së në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, mediat në Serbi kanë raportuar para pak orësh se forcat e policisë atje kanë vrarë Faton Hajrizin, të dyshuarin për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri të enjten në Loznicë.

Previous Story

Vrasja e Hajrizit, Daçiq e pranon: E vranë pjestarët e policisë

Next Story

​Postimi prekës i Liridona Shalës, gruas së Faton Hajrizit

Latest from Blog

Go toTop