Von der Leyen nis sot vizitën katërditore në Ballkanin Perëndimor

October 29, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot nis një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Më tej theksohet se ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit Von der Leyen, nesër do të jetë në Prishtinë ku do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe presidenten.

“Të hënën ajo do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me Presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiç.

Vizita në Ballkanin Perëndimor vjen pas pjesëmarrjes së Von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë më 16 tetor.

Previous Story

Stadiumi/ Dështoi disa herë, Kasami asesi të zgjidh çështjen, vjen me premtim të ri!

Next Story

Vizita e kryetares së KE-së në Shkup, Neziri: Do t’i nxitë partitë për vazhdim të eurointegrimit

Latest from Blog

Go toTop