VMRO zbut retorikën: Nuk ka qeveri pa shqiptarët, edhe sikur të fitojmë 61 deputetë

March 28, 2023

S’do të ketë qeveri pa shqiptarët. Pavarësisht nëse do të fitojë 61 deputetë ose jo, VMRO DPMNE-ja thotë se do të formojë qeverinë me parti shqiptare. Nënkryetar i partisë Timço Mucunsku në Programin 200 në Alsat tha se VMRO DPMNE-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dëshiron të bashkëpunojë me opozitën shqiptare, pa përjashtuar mundësinë edhe për koalicione parazgjedhore.

“Për shkak të stabilitetit dhe funksionimit të sistemit, pavarësisht nëse VMRO DPMNE-ja do të ketë 61 deputetë, 65 deputetë apo 59 do të duhet përfaqësues nga blloku politik shqiptar edhe për një arsye tjetër, për sigurimin e shumicës së Badenterit por edhe miratimin e ligjeve të tjera kruciale. Por nga ky këndvështrim, dëshirojmë që të jetë ky fronti i udhëhequr nga opozita shqiptare i cili shpresojmë të rritet, të jetë më masiv dhe së bashku fronti opozitar t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme”, theksoi nënkryetar i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=254706836893797

Previous Story

Ky personazh publik betohet se do t’i jep Luizit 100 mijë euro

Next Story

Bujqit kërkojnë mbulimin e shpenzimeve nëse ngrihen çmimet e perimeve

Latest from Blog

Go toTop