VMRO dhe ZNAM shuajnë “ëndrrën” e VLEN-it për Akademi Shqiptare

Maksim Dimitrievskin nga ZNAM sjelljen e VLEN-it e shesh vetëm si politik ditore. Ai theksoi se Akademia shqiptare për shkencë dhe art, nuk është pjesë e programit qeveritar sic pretendojn nga VLEN.

“Mendoj se kolegët e VLEN-it e kanë shumë gabim nëse konsiderojnë se me këto gjeste do të iniciojnë destabilizimin e Qeverisë apo daljen e ZNAM-it nga Qeveria – e kanë gabim”, u shpreh Maksim Dimitrievski.

Ditë më parë edhe kryteministri Hristijan Mickoski në mënyrë të prer theksoi se nuk mund të realizohet idea e VLEN.

“Gjithçka mbaron dhe fillon këtu. Gjithçka tjetër është folklor dhe ndoshta një lloj manovre politike. Mendoj se duhet të vazhdojmë të funksionojmë me institucione ku gjenerohet dija, ku shkenca është e para. Nuk ka institucione shkencore etnike, nuk ka asnjë shembull të tillë në botë”, deklaroi Mickoski.

A do të vazhdoj VLEN të mbaj aktuale tëmën e ASHSHA për politikat e saj ditore mbetet të shohim. /tvklan.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.